Mbrëmjen e sotme po luhet ndeshja Juventus-Napoli. Synimet janë të qarta: Bardhezinjtë dhe të kaltrit duan të sigurojnë trofeun e parë sezonal. Ndërkohë kampionët e Italisë vijnë pas humbjes me Interin gjatë fundjavës, ndërsa Napoli vjen pas një fitoreje të thellë 6-0 ndaj Fiorentinës. Para pak minutash Juventus ka kaluar në avantazh 1-0. Ndërkohë që Insinje humbi një penallti, në minutën e 64‘ pas një krosimi nga këndi të Bernardeschit, topi përfundoi në këmbët e Ronaldos, i cili me një goditje me të majtën mposhti portierin Ospina. Ylli portugez kapi kuotën e 760 golave, duke hyrë në historinë e futbollit si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke lënë pas Josef Bican.