JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Në stadiumin e Ballshit fluturojnë shishet e ujit, arbitrin e largon nga fusha policia
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/01/2021 18:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vllaznia fitoi 0-1 ndaj Bylisit, duke shënuar në sekondat e fundit të lojës. Në Ballsh duket se nuk e kanë kapërdirë dot humbjen e sotme ndaj shkodranëve. Tifozët, por edhe vetë trajneri Dovedan, mendon se goli ishte i parregullt, pasi pretendojnë për goditje dënimi gjatë aksionit të golit.

Irritimin e tyre për arbitrat, tifozët e kanë shfaqur edhe në fundin e ndeshjes. Pë pamjet e "Panorama Sport" shihet se nga tribuna qëndrore kanë shpërthyer në sharje, madje në një moment shihet teksa i godasin edhe me shishe uji. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe stjuartëve, për të mbrojtur arbitrat dhe për t’i shoqëruar ata jashtë stadiumit.