Ka nisur ceremonia e inaugurimit të Joe Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamla Harris po ashtu bën betimin si Nënpresidente. Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Për shkak të pandemisë Covid, ceremonia e inaugurimit zhvillohet nën masa të rrepta sigurie. Presidenti Trump, i cili nuk pranoi ta përgëzonte Biden për fitoren e tij, u largua përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë. Por Trump deklaroi gjatë fjalimit të tij se "Do të kthehet sërish, në një formë apo në një tjetër".
Burimi: Washingtonpost |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania