JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Granit Xhaka vendos një rekord të ri këtë sezon të Premier League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/01/2021 13:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, vendosi një rekord të ri për sezonin aktual të Premier Leagues. Futbollisti i Arsenalit, arriti të rikuperonte plot 12 topa nga kundërshtarët në sfidën e djeshme ndaj Newcastleku “topçinjtë” e drejtuar nga Arteta triumfuam me rezultatin 3-0.

Askush si 28-vjeçari shqiptar këtë sezon të kampionatit anglez, nuk ka bërë më mirë për sa i përket rikuperimit të topave. Ka qenë faqja e specializuar e statistikave, “WhoScored”, që ka bërë publik rekordin e Xhakës. Vlen të theksohet fakti se mesfushori po kalon një moment mjaft të mirë ndeshjet e fundit me fanellën e Arsenalit, ku është aktivizuar 15 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.