Ibrahimovic nuk e sheh si rival Mandzukicin: Të dy tmerrojmë kundërshtarët

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19.01.2021, 08:47

Zlatan Ibrahimoviç vijon të sfidojë moshë. 39-vjeçari ishte heroi i Milanit, në triumfin 0-2 ndaj Kaljarit. Bomberi suedez realizoi dopietë duke i siguruar 3 pikë të arta kuqezinjve. Ibra mungonte prej 57 ditësh, për shkak të një dëmtimi, por u kthye më i fortë se më parë. Ai foli pas ndeshjes për mediat italiane duke u shprehur se ndihet mirë dhe se mirëpret Mario Mandzukic, i cili firmos sot me kuqezinjtë.

Ibra tha:

A besoj te titulli? Unë besoj në veten time, besoj te Zlatani. Jam i lumtur për Mandzukiç, tashmë do të jemi dy veta që do të tmerrojmë kundërshtarët. Rinovimi? Varet nga ai, nga Paolo Maldini. Unë jam shumë i lumtur në Milano. Ky kthim në Milano më ka ndryshuar shumë, jam shumë i lumtur. Të rinjtë më motivojnë, ata më sfidojnë të shoh kush vrapon më shumë, unë nuk dorëzohem dhe tregoj se mund të vrapoj si ata. Ne po bëjmë mirë, jemi gati në gjysmën e kampionatit. Tani fillojnë ndeshjet më të vështira.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit