JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksidenti tragjik ku u shua një familje/ Vogëlushja në spital: Ku është mami me babin
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/01/2021 15:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Katër anëtarëve të familjes Avdiaj iu dha lamtumira e fundit në Tiranë, si pasojë e aksidentit fatal që pësuan në zonën e Rubikut. Ndërkohë, djali i madh i familjes Mirsad Avdiaj i cili nuk ndodhej në mjet me babanë dhe njerkën ka treguar në lidhje me gjendjen e mbijetuarës së vetme, vogëlushes 2-vjeçare Violeta. Sipas tij 2-vjeçarja është zgjuar për pak dhe sapo ka hapur sytë ka kërkuar prindërit e saj, të cilët ndërruan jetë në vend.

Mirsad tha për gazetën Express se:

Tani është më mirë edhe pse ka pësuar trauma. Ajo ka një këmbë të thyer, edhe në fytyrë ka pësuar lëndime. Tani është më mirë, kur i ka çelur sytë na ka pyetur ku është mami dhe babi. Pastaj ka rënë sërish në gjumë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Rubrik, teksa mjeti me të cilin udhëtonte familje u përplas me një kamion.