JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

14-vjeçarja nga Kavaja në gjendje të rëndë, vetëm 20% e zemrës i funksionon
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/01/2021 14:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak javë më parë kemi publikuar një apel për ndihmë ku një 14-vjeçare e quajtur Elona Bërdufi nga Kavaja, vuan nga një sëmundje e rëndë që dobëson muskujt e zemrës. Prej dy muajsh ajo ndodhet e shtruar në pediatrinë e QSUT-së në Tiranë. Sipas familjes së saj, e vetmja shpresë për ta është kurimi jashtë shtetit, por operacioni kushton 200 mijë Euro dhe është i papërballueshëm. Për këtë arsye ata kërkojnë ndihmë nga shqiptarët, cilido që ka mundësi.

Nëna e saj, Enida Bërdufi shprehet:

Deri në moshën 13 vjeçe vajza nuk ka shfaqur kurrë asnjë problem, ka qenë një fëmijë i mbarë që e vogël. Në fillim mendova se vajza do të kishte ndonjë virozë. Ishte 13 vjeçe kur mjeku më tregoi se çfarë kishte ndodhur me shëndetin e vajzës. 3 ditë me radhë vajza nuk reagonte fare, nuk mbante mend asgjë. Kur u përmend ajo nuk kishte më fuqi ndërsa shfaqi njolla të shumta në trup. Dosja e vajzës ndodhet në ministri dhe shpresoj të ketë ndërhyrje nga ana e shtetit. Unë nuk dua asgjë tjetër vetëm vajza të shërohet, as gjumë nuk po fle. Lutem kushdo të ketë mundësi të na japi një dorë. Jemi në hall të madh. Këtu s’kemi asnjë shpresë, transplanti i zemrës duhet realizuar jashtë vendit. Vajza e ka kuptuar shumë mirë situatën, por ka shpresë se do të shërohet. Forca e saj na jep edhe ne forcë.

14-vjeçarja ndien lodhje dhe i merret fryma vazhdimisht. Vetëm 20% e zemrës i funksionon, ndërsa shpresa e vetme është kurimi në spitale më të specializuara jashtë vendit.