Përdhunimi i të miturës nga njerku, flet e ëma: Ai “kapte” vajzën sa herë unë largohesha nga shtëpia

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2021, 14:08

Para pak ditësh një ngjarje e rëndë u raportua nga Ksamili ku 40-vjeçari Elidon Xhaferri kishte përdhunuar 5 vjet rresht vajzën e gruas së tij, vetëm 14-vjeç. Ngjarja ka nisur që kur vajza ishte 9 vjeçe, ndërsa abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe 14-vjeçarja mori guximin për të denoncuar rastin. Ditën e sotme gjatë një interviste për një emision televiziv ka folur dhe e ëma e të miturës, Elentina Xhaferri. Elentina tha se bashkëshorti i saj Elidoni, i cili ishte i dyti për të shfrytëzonte momentet kur ajo ishte në punë, largonte djalin e vogël nga shtëpia dhe abuzonte nën kërcënim me vajzën. Më tej ajo tregon se Elidoni ishte shumë i dhunshëm, pasi e dhunonte fizikisht atë dhe fëmijët, ndërsa ishte xheloz i sëmurë. Elentina kishte kërkuar disa herë të shkëputej prej tij pas dhunës fizike, por në fund kishte pranuar gjithmonë ta falte. Gjithashtu Elentina tregoi se se Elidoni i kërkonte ta lane vajzën dhe ajo mendonte se e bënte si baba.

Ai "kapte" vajzën sa herë unë largohesha nga shtëpia. Nuk e kisha kuptuar. Më kërkonte të lante vajzën, mendoja se e bënte si baba. I kërkova të vizitoja vajzën te gjinekologu sepse pashë diçka, nuk më lejoi. Vajza erdhi dhe më tregoi te puna, më pasi i tha motrës sim. Elidoni e pranoi se përdhunonte vajzën time pasi i ballafaqova.

Nëna e 13-vjeçares ka shtuar se Elidoni nuk e lejonte të qëndronte shumë me djalin e saj, pasi nuk e donte.

Jam shumë e shkatërruar. Kur më mori në telefon motra e më tha a nuk e kuptove se burri të përdhunon vajzën. Kur më erdhen te puna i thashë vajzës ‘ça po shpik”. Më tha e di që sdo me besoje, dhe Elidoni më kërcënonte: “Do të të ther mamin, do të të largoj nga vëllai”. Elidoni erdhi te puna e më pyeti ku e ke vajzën, e gënjeva se mund të kuptonte ndonjë gjë. Vajzën e kisha aty, por i thashë po merret me detyrat e anglishtes. Pastaj fola me vajzën, e më tha më bëj kamer të shohësh se po them të vërtetën. Kur shkova në shtëpi, mendova më gjatë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit