JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mbi 4 mijë të shëruar nga COVID-19 brenda 48 orëve
Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18/01/2021 13:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në dy ditët e fundit ka qenë mbi katër mijë, gjegjësisht vetëm gjatë fundjavës janë shëruar gjithsej 4.125 pacientë.

Në 24 orët e fundit nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se nga 1.530 testime, 190 raste kanë rezultuar pozitiv.

Numri i rasteve aktive në RMV është 12.635, prej të cilëve 58 përqind (ose 7.373 raste) janë nga Shkupi, më pas në Tetovë ka 466 raste aktive, Kumanovë 452 dhe Kavadar 403.

Në spitalet e Shkupit gjithsej janë të hospitalizuar 685 pacientë me COVID-19, ndërsa ka edhe 616 shtretër spitalor të lirë.

/express