JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

42-vjeçari u dogj brenda banesës, vëllai rrëfen momentet e tmerrit: Zjarri kaploi dhomën, nuk e shpëtuam dot
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/01/2021 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në orët e par të mëngjesit në fshatinVërdovë të Pogradecit. Një 42-vjeçar i quajtur Nardi Xhukellari, i cili jetonte vetëm, humbi jetën pasi u dogj në banesën e tij. Në lidhje me ngjarjen tragjike ka folur edhe vëllai i viktimës Nikolin Xhukellari. Ai tha se dhoma u pëfshi nga flakë të shumta dhe se nuk mundën të bënin gjë për ta shëptuar, ndërsa shtoi se i ka nxjerrë fëmijët me urgjencë dhe zbathur ng banesa.

Deklarata e tij:

Nga ora katër e mëngjesit më zgjon nusja dhe më thotë: çohu se po bëhet zhurmë. Kur hapa derën shoh katin e dytë që ishte kapluar nga flakët. Lart banonte vëllai, dhoma e tij ishte mbushur me zjarr. Nuk bëmë dot gjë që të shpëtonim vëllain. Mora fëmijët dhe nusen dhe dolëm direkt jashtë, s’morëm dot asgjë tjetër. Morëm pastaj në telefon policinë dhe zjarrfikësit. Punonjësit e zjarrfikëses erdhën në këmbë, pasi makina e zjarrfikëses nuk vinte dot, pasi gomat xhironin nga ngrica. As rroba për fëmijët s’kemi, i kemi marrë zbathur. Mendoj se zjarri ka ardhur nga korrenti, ka bërë ndonjë masë. Instalimet ishin të reja. Lart kati i dytë nuk i kishte instalime të reja, ka qenë pakujdesi e vëllait, pasi ai nuk ishte dhe mirë, ishte i pafuqishëm nga shëndeti.