JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Edhe Taulant Balla i fiksuar pas xhupave, qytetari: Canada Goose, mbi 1000$!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18/01/2021 9:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja ekonomike e shqiptarëve është rënduar edhe më shumë gjatë këtij viti si pasojë e pandemisë Covid. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, pasi gjendja e vështirë në të cilën është katandisur populli, ka vite që është përgatitur. Dhe shkak për këtë janë pikërisht politikanët dhe babëzia e tyre për t’u pasuruar sa më shumë në kurriz të popullit të varfër. Jeta luksoze e tyre e tregon fare mirë këtë. Pas Arben Ahmetaj që u shfaq me xhup Moncler, i fiksuar pas tyre qenka edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Para disa orësh ai ka publikuar disa foto në Facebook, ndërsa kishte veshur një xhup super të shtrenjtë. Ky detaj nuk i ka shpëtuar qytetarëve, të cilët kanë shkruar në redaksinë tonë se xhupi në fjalë kushton mbi 1000 Dollarë. Kjo shihet edhe në faqen zyrtare të firmës Canada Goose.