JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tërmeti i fortë në Indonezi, shkon në 73 numri i viktimave
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/01/2021 15:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vijojnë kërkimet nën rrënoja pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë në ishullin indonezian Sulawesi. Deri më tani raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 73, janë plagosur 820 dhe kanë mbetur të pastrehë 27.800 persona të tjerë. Ishulli u godit ng tërmeti i fortë ditën e premte më datë 15. Siç raportojnë mediat e huaja, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë hasur në vështirësi në punën e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm.

Një prej anëtarëve të këtyre ekipeve tha:

Shirat po shkaktojnë vështirësi, pasi ekziston rreziku që disa ndërtesa të dëmtuara, të tilla si goditjet e pasme, të mund të shemben plotësisht Automjetet e rënda duhet të marrin çdo masë paraprake, pasi heqja e mbeturinave shumë shpejt mund të jetë fatale për njerëzit e bllokuar nën to. Të gjithë njerëzit që gjetëm ishin të vdekur.Për më shumë se 24 orë, është e mundur që ata që janë të bllokuar në rrënoja të humbin jetën.

Personat e mbetur pa strehë janë evakuuar nëpër kontejnere dhe çadra. Gjithashtu banorët janë shfaqur të frikësuar për shkak se mund t’i godasë ndonjë cunami nga paslëkundjet e tërmetit. Nga ana tjetër autoritetet shëndetësore janë shprehur gjithashtu të shqetësuar edhe në lidhje me situatën Covid, pasi njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë në distanca të afërta nëpër çadra.

Burimi: trtworld|Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA