JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksidenti në Rrugën e Kombit/ Mediat zviceriane publikojnë fotot e familjes shqiptare që u shua në pak sekonda
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/01/2021 12:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Rrugën e Kombit, ku katër anëtarë të familjes Avdijaj humbën jetën ng përplasja e fortë me një kamion. Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i automjetit në të cilin udhëtonte familja kosovare. Siç u mësua më pas, familja jetonte në Zvicër prej disa vitesh. Ceremonia e varrimit do të bëhet ditën e sotme në Prishtinë. Kujtojmë se e vetmja e mbijetuar e aksidentit të rëndë ishtë një vajzë 3-vjeçare e cila ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe mediat zviceriane,të cilat kanë publikuar edhe fotot e viktimave.

Një media zviceriane shkruan:

Një Citroen i bardhë u përplas ballë për ballë një kamioni në një rrugë të lagur. Prindërit dhe dy fëmijët vdiqën menjëherë. Vetëm vajza e vogël Violeta (3) mbijetoi për mrekulli. Aksidenti ndodhi të enjten në Shqipëri, afër qytetit të vogël të Rreshen.

Një nga miqtë e kryefamiljarit, Blerim Avdijaj tha se donin ta thërrisnin Blerimin të premten për t'i thënë se sa borë kishte në Schaffhausen, Zvicër. Por pastaj papritmas një polic u përgjigj në telefon dhe tha që Blerimi kishte pësuar një aksident të rëndë. Kështu e morën vesh miqtë dhe fqinjët për aksidentin tragjik të familjes kosovare.

Burimi: Blick | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA