Njëzet e tre njerëz humbën jetën në Norvegji brenda disa ditëve nga marrja e dozës së tyre të parë të vaksinës Pfizer Covid-19. Sipas mediave të huaja 13 nga rastet fatale lidheshin me efekte anësore dhe pacientët ishin të paktën 80 vjeç. Reagimet e zakonshme ndaj vaksinës, përfshijnë ethet dhe të përzierat, “mund të kenë kontribuar në një rezultat fatal në disa pacientë të dobët,” citoi New York Post, Sigurd Hortemo, mjeku kryesor në Agjencinë Norvegjeze të Barnave. Ndërkohë autoritetet shëndetësore po hartojnë udhëzimet e nevojshme se kush duhet të marrë vaksinën. Deri më tani më shumë se 30,000 njerëz në Norvegji kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer ose Moderna.
Drejtori mjekësor i Agjencisë Steinar Madsen ka deklaruar se “agjencia nuk është e alarmuar nga kjo”.
Ai tha:
Burimi: timesofindia| Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA