JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Futbollisti i kombëtares shqiptare do operohet, humbet sezonin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 16/01/2021 18:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesfushori shqiptar i Bazelit, Tulant Xhaka nuk do luajë dot më futboll deri në fund të sezoni. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka marrë së fundmi lajmin se duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e djathtë, për shkak se ka lënduar ligamentet dhe në këtë formë kjo bën që sezoni për të, të jetë i përfunduar.

29-vjeçari është dëmtuar prej ndeshjes së 11 gushtit e vlefshme për kualifikimet e Ligës së Europës ndaj Shaktar Donjesk. Në atë takim, Xhaka luajti për 60 minuta dhe më pas u zëvendësua i dëmtuar. Tashmë, Xhaka duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm në mënyrë që të kthehet sërish i rëndësishëm për ekipin e tij, Bazelin.