JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Buzëqesh Pirlo, merr lajme të mira dy ditë para ndeshjes me Interin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/01/2021 8:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi do të ndeshet mbrëmjen e së dielës me Interin në kuadër të javës së 18-të të Serie A dhe pavarësisht se më parë u tha se do të ketë probleme me dëmtimet dhe mungesat, tani disa lajme të mira vijnë në kampin bardhezi. Sipas “SportMediaset.com”, Federico Chiesa dhe Weston McKennie janë stërvitur normalisht dhe do jenë gati për Interin. Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, mund ti ketë ata të gatshëm për ndeshjen e së dielës.

Sipas zërave të fundit edhe testimet e Alex Sandro dhe Juan Cuadrado kanë rezultuar negative dhe pritet të jenë të dielen, por duhet t’ju nënshtrohen edhe një testi paraprak për të qenë të sigurt. Kjo do të thotë se Pirlo, mund të ketë në dispozicion katër futbollistë që deri dje ishin në dyshum në derbin ndaj Interit.