JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“FUSHA” merr 4 milion euro në fshehtësi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13/01/2021 21:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kompania “FUSHA” SH.P.K. ka gllabëruar plot 4 milionë euro të tjera tender. Kësaj rradhe “mirëbërësi” është Dritan Agolli, drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Në faqen në internet të këtij institucioni, në seksionin e tenderave fitues, është publikuar në datë 11.01.2021 njoftimi përkatës. Bëhet fjalë për nje tender për përmirësimin urban të integruar të Përmetit.

Për habi tenderi ka një numër reference të ndryshëm nga ato që kanë tenderat e publikuar në platformat publike të tenderave madje as që është publikuar fare në këto platforma. Pra ky tender nuk figuron askund përveçse në faqen e FSHZH, që në praktikë zor se e kontrollon njeri.

Përveç fshehtësisë, shikohet se FUSHA është favorizuar edhe gjatë garës. Në tender kanë marrë pjesë 5 firma, nga të cilat 4 kanë ofruar bindshëm më pak se FUSHA. Madje firma me ofertën më të ulët, ka ofruar gati 1.1 milion euro më pak! Pikërisht ky fakt duket se e justifikon faktin se pse ky tender është mbajtur i fshehtë dhe i pa publikuar ende.