JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Lavazhieri i shkatërroi Ferrarin 300 mijë Eurosh, portieri habit me gjestin e tij
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/01/2021 15:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur portierit të Genoas, Frederiko Marketi. Ferrari i tij 300 mijë eurosh është dëmtuar nga një lavazhier, i cili po mundohej t’ia dërgonte në qendrën stërvitore. Sipas mediave italiane, një lavazhier donte të lëvizte makinën, por ai humbi kontrollin e saj dhe u përplas me një gardh përgjatë rrugës dhe automjeti pësoi dëme të mëdha. Përveç kësaj, ai dëmtoi disa makina të tjera, të paktën pesë, të cilat ishin parkuar në anën tjetër të rrugës. Por portieri vendosi të tregohej zemërgjerë dhe e fali lavazhierin.

Portieri u shpreh:

E rëndësishme është që askush nuk është lënduar në këtë histori. Prandaj, mjaft shkruat për këtë histori, pasi ka gjëra të tjera më të rëndësishme në jetë se makinat.

Burimi: telegraf.rs| Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA