JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksident fatal në Greqi! Shoferi 19-vjeçar përplas për vdekje të riun shqiptar
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/01/2021 14:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident tragjik është regjistruar më 17 dhjetor 2020 në Ekali të Greqisë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 25-vjeçar shqiptar. Sipas mediave greke bëhet me dije se një 19- vjeçar po drejtonte mjetin tip Mercedes GLE 3500, teksa po kthehej nga palestra por nuk i është bindur tabelës “STOP” dhe ka përplasur 25-vjeçarin, Fotis-Floidi Perdretsa. Ky i fundit po udhëtonte me motor. Raportohet se shqiptari ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra. Ndërkohë autori i ngjarjes është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim. Policia po kryen hetimet dhe ekspertizën e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes si dhe po analizon nëse drejtuesi i mjetit ishte nën effektin e alkoolit apo 'mallit' në momentin e ngjarjes. Pritet që çështja të mbyllet dhe të merret një vendim i mëtejshëm nga ana e autoriteteve, pasi 19-vjeçari ka pranuar përgjegjësinë ligjore.

Burimi: Protothema| Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA