Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, po kalon një moment të mirë në karrierën e tij te skuadra turke e Ankaragücü. Djaloshi nga Pogradeci gjeti golin e tij të parë në këtë kampionat, ndaj Bashakshehirit duke shënuar një eurogol nga një kend thuajse i pamdundur. Për mediat në Turqi, goli i parë që Endri Çekiçi realizoi në kampionatin turk, është i krahasueshëm pikërisht me realizimet e brazilianit.
Kur ka luajtur në Slloveni, Me Olimpija Ljubjanën, Çekiçi ka qenë protagonist i shumë golave nga distanca apo edhe nëpërmjet goditjeve standarde, ndaj edhe në Turqi ky pritet të jetë vetëm fillimi për të.me paraqitjet e mira, Cekici synon edhe vendin e titullarit në kombëtaren shqiptare.