JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

86 Milionë $ Hemodializa/ Pasojat: 4 viktima! Qytetari: Te Amerikani s’shkojmë! S’na shërbejnë!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29/12/2020 19:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vuajtjet e shqiptarëve në dyert e spitaleve nuk kanë të mbaruar, për më tepër kur shërbimet ndaj tyre jepen me koncesion për oligarkë që paratë e qytetarëve i kanë hobi. Përveç kushteve skandaloze që spitalet ndodhen në këtë periudhë pandemie, në institucionet ku duhet të jepet jetë, mungojnë shërbimet më kryesore.

Një nga oligarkët, i cili Rilindja e ka si të priviligjuar në fushën e Shëndetësisë është Klodian Allajbeu, që pas shërbimeve në familjen Rama, iu dhurua koncesioni i hemodializës vite më parë. Allajbeu fitoi koncesionin e Hemodializës në bashkëpunim me kompaninë EVITAMajlinda Fetiut, vajzën e tij të xhaxhait, koncesion ky me vlerë 86 MIILION DOLLARË për DIA VITA, 15% në pronësi të Spitalit Amerikan dhe 85% në pronësi të EVITA-s kompani pa eksperiencë në kryerjen e hemodializës. Që nga ajo kohë, e deri më tani shqiptarët janë shtyrë në radhë dhe kanë pritur me ditë për të marrë shërbimin jetik të dializës. Gjithashtu ka patur plot raste, kur ky shërbim kaq i rëndësishëm, mungon.

Së fundmi bëhet fjalë për spitalin e Gjirokastrës, ku qytetarët kanë dalë në protestë për mosmbylljen e repartit të dializës dhe marrjen e shërbimit sa më shpejt, pasi jeta e tyre është në rrezik dhe nuk kanë kushtet për të shkuar në spitalet e tjera. Gjithashtu kërkohet edhe përmirësimi i kushteve, pasi reparti është në gjendje të mjeruar, me suva të rënë dhe lagështirë në të katëra anët. Megjithatë, edhe pse qytetarët vazhdojnë të rropaten për shërbimin që Allajbeu ka futur në xhep paratë, duket se ky i fundit nuk e vë ujin në zjarr fare, por vijon që të firmosë tendera pa hesap, edhe pse me skandale të shumta.

"Te Amerikani nuk shkojmë, jo se nuk ka kushte por nuk ka personel që të na shërbejë neve",-shprehet njëri prej qytetarëve.

Koncesioni i hemodializës është një nga PPP-të që Allajbeu ka fituar për qokat që i ka bërë familjes Rama, mëgjithatë për këtë ai nuk ka lënë pas as të afërmit e tij. Më poshtë po ju tregojmë se si e fitoi Allajbeu dhe goca e xhajës, koncesionin pa asnjë eksperiencë në mjekësi?

Majlinda Fetiu, megjithëse pas asnjë eksperiencë të mëparshme në Shëndetësi mundi të fitonte koncesionin e Hemodializës 8.6 MILIARDË LEKË PA TVSH megjithëse dha ofertën e dytë më të lartë midis kompanive konkurruese. Sipas raporteve, kompania e saj EVITA u rrit shpejt nën qeverinë Rama, nga një kapital prej 736 euro në 221,735 mijë euro në vitin 2015. Administratore e EVITA, është Elona Saraçi, e cila ka mbaruar studimet për farmaceutikë, kjo ish-nëpunëse e Spitalit Amerikan, ku edhe kompania EVITA ka zyrat në katin e dytë të spitalit. Në dokumente ishte përcaktuar në tabelë se “Eksperienca gjatë tre viteve të fundit” matej me numrin mesatar të pacientëve të shërbyer në tre vitet e fundit, që SPITALI AMERIKAN mundësoi 10 pikëshin e EVITËS në shpalljen fituese në koncesion pavarësisht ofertës së ofruar, pasi ka marrë pacientë nga QSUT për 3 vitet e fundit, procedurë që favorizon numrin e pacientëve dhe jo cilësinë e shërbimit të ofruar.

Epo, është parë me kohë që askush nuk i dëgjon ankesat e qytetarëve, pasi vëmendjen e merr Allajbeu me shokë, llogaria e tij bankare dhe zhvatja e shqiptarëve sa të mundet.

4 viktima nga Hemodializa

Epo të zinjtë e ullirit për Hemodializën duket se nuk kanë fund për shqiptarët. Rikujtojmë se në vitin 2016, 4 viktima u shënuan në Spitalin Amerikan pas vënies së një zjarri me benzinë pacientëve nga njëri prej pacientët në dhomë i frustruar nga shërbimi. Nga hetimet dyshohej se shkak për ngjarjen ishte konflikti midis pacientëve për radhën për të marrë shërbimin e hemodializës dhe shtratin ku ata uleshin në sallë. Shpresojmë që rasti në Gjirokastër të mos përfundojë në një tragjedi të tillë.