Thellohen mosmarrëveshjet, Erdogan:Macron është barrë për Francën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2020, 16:44

Marrëdhëniet midis Francës dhe Turqisë janë përkeqësuar në mënyrë drastike muajt e fundit për shkak të komenteve të presidentit francez Emmanuel Macron mbi Islamin dhe karikaturave të diskutueshme të Profetit Muhamed. Sidoqoftë, të dy vendet gjithashtu nuk bien dakord për një numër çështjesh, të tilla si Nago-Karabaku, lufta në Siri dhe kërkimi i naftës dhe gazit i Turqisë në Mesdhe.Ndërkohë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë së fundmi se shpreson që Franca së shpejti do të heqë qafe presidentin Emmanuel Macron, duke e përshkruar homologun e tij si një "barrë".

"Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme në të vërtetë. Shpresa ime është që Franca të heqë qafe problemin Macron sa më shpejt të jetë e mundur", tha Erdogan, duke folur para gazetarëve në Stamboll.

Gjatë viteve, Turqia dhe Franca nuk kanë rënë dakord mbi një numër çështjesh gjeopolitike; megjithatë, mosmarrëveshja është kthyer në një grindje të hidhur në muajt e fundit.

Në fillim të tetorit, Macron njoftoi një plan për të luftuar "separatizmin islamik". Në një fjalim, presidenti tha se Franca, e cila ka popullsinë më të madhe të pakicës myslimane në Evropë, përballet me një rrezik nga separatizmi islamik. Ky i fundit, tha ai, mban ligjet e tij mbi të gjithë të tjerët dhe shpesh krijon një "kundër-shoqëri".Plani i qeverisë erdhi si përgjigje e sulmeve të shumta terroriste që kanë ndodhur në Francë në vitet e fundit.

"Islami është një fe që është në krizë në të gjithë botën sot, ne nuk po e shohim këtë vetëm në vendin tonë", tha Macron.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit