Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Kavajës. Mësohet se një i ri është gjetur i pajetë në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur konkretisht mesditën e sotme, ndërsa 22-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga vetë familjarët. Sipas këtyre të fundit, djali ka ndërruar jetë në tualet.
Shkaqet e tragjedisë mbeten të paqarta, ndërkohë që dyshimet e para lidhen me një atak në zemër, teksa ka qenë duke bërë dush. Pas ngjarjes trupi i 22-vjeçarit është dërguar në morgun e Durrësit, ndërsa pritet ekpertiza mjeko-ligjore.