Një grup priftërinjsh napolitanë kanë refuzuar emërtimin e stadiumit të Napolit “Stadio Maradona”. Ata i kanë dërguar një letër arqipeshkut Kreshencio Pepe që të mos lejohet që stadiumi “San Paolo” të marrë emrin e ikonës së futbollit, por që të ketë një bashkim emrash duke u quajtur stadiumi “San Paolo-Maradona”.
Letra e tyre:
Disa ditë më parë, kryebashkiaku i Napolit Luixhi De Mastritis vendosi që stadiumi ‘San Paolo’ të marrë emrin e Diego Armando Maradonës pas ndarjes së tij nga jeta, por duket se ky vendim ka shkaktuar polemika.