Është vendosur burg pa afat për 69-vjeçarin nga Lezha, i cili plagosi në sy të gruas dhe të fëmijëve fqinjin e tij, Hilë Gjinin, pasi dyshonte se ai i kishte helmuar delet. Gjergj Gjini tha para Gjykatës, se ai nuk kishte si qëllim ta vriste, por vetëm ta trembte atë.
Gjithashtu ai është shprehur se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme dhe kurrë nuk ishin zgjidhur. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi 4 ditë më parë në fshatin Balldre të Lezhës. Gjergj Gjini e qëlloi fqinjin e tij me pushkë në pjesën e këmbës. Mes tyre ndërhyri bashkëshortja e Hilë Gjinit dhe fëmijët e tij.