Ish-deputeti i PS, Marko Bello ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Bello ishte i shtruar në një spital në Turqi, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë virusit. Marko Bello ka qenë deputet në Kuvend që nga viti 2001-2013.
Gjithashtu ai ka mbajtur dhe postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar. Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.