“Rama: Shtetet e BE kanë burgje për gazetarët!” Reagimi i ashpër: S’është dëgjuar ndonjëherë! Lirinë e fjalës e kanë të shenjtë!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.12.2020, 00:50
Projektligji i ditës së djeshme, i cili dënon me gjoba dhe burg qytetarët për postimet e tyre në Facebook ka habitur të madh e të vogël, ndërsa shumë njerëz e konsideruan si një akt të hapur të vendsojse së diktaturës dhe autokracisë. Në draftin e paraqitur, në një nga pikat përmendet edhe cënimi i imazhit të personit, qoftë edhe duke bërë një MEME dhe kushdo që kapet duke e bërë diçka të tillë do të dënohet me një vit burg. Por vetë Edi Rama është shfaqur kontradiktor, sepse pak orë pas publikimit të draftit, ai ka reaguar dhe ka përgënjeshtruar gjithçka.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili thekson se Edi Rama ka filluar të këpusë mufka me deklaratat e tij për burgje ndaj gazetarëve në disa vende të Bashkimit Europian. Ai thekson se liria e shprehjes është e shenjtë në vendet perëndimore ( drejt të cilëve Shipëria synon të integrohet), ndërsa Ramës i ka ngelur sahati po te burgu.
Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:
Rama ka filluar te kepuse shume mufka. Franca, Kroacia dhe shume vende te Bashkimit Europian kane burgje per gazetaret-thote. Se ku qenkan keto burgje se s’kemi degjuar ndonjehere ne te hyje ndonje gazetar ne burg ne vendet e BE. Franca lirine e shprehjes e ka te shenjte, madje edhe kur ajo tejkalon ne menyre te palogjikshme kufijte si puna e Charlie Hebdos. Ky thote burg, burg. Flet kryeministri qesim, marrin zemer keta larot poshte pastaj. Bejne presione dhe u kerkojne gazetareve miliona leke neper gjyqe. Jepi jepi. Fol qesim se te ka lezet shume.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit