Kompania e njohur celulare “Vodafone Albania”, e cila bazuar te reklamimet e saj ofron një shërbim të përsosur ndaj klientëve, siç duket vetëm këtë pjesë bën mirë. Sipas qytetarëve përveçse kompania i vjedh me paketat dhe shërbimet e saj telefonike shumë të shtrenjta, nuk tregon as respekt për qytetarët të cilët shkojnë për të zgjidhur problemin e tyre. Rasti në fjalë, ka të bëj me një qytetare e cila ditën e sotme ka shkruar te dyqani i Vodafone, për të zgjidhur një problem që ka hasur në lidhje me shërbimin e kompanisë. Por, punonjësja ka reaguar ashpër ndaj qytetares duke i folur me tone të larta dhe në fund e përze nga dyqani.
Në videon e dërguar nga qytetarja pranë redaksisë sonë, ilustrohet qartazi agresiviteti i ponunjëseve të kompanisë në fjalë.