Policët nuk kanë lekë të blejnë këpucë, Sandër Lleshi harxhon 35 milionë për anti-spam e-mailesh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.12.2020, 21:36

Vetëm pak ditë më parë sheti ynë u turpërua si mos më keq, pasi qeveria gjermane dhuroi 200 palë këpucë për policët tanë. Duket se financat dhe gjendja ekonomike e Ministrisë së Brendshme ishte aq e keqe saqë nuk kishin mundësi për të blerë as këpucë për policët e RENEA. Të gjorët mësohet se kryenin operacionet elitare me këpucë të konsumuara, një fakt ky i vënë në dukje edhe në vetë deklaratën e Ambasadës Gjermane. Mirëpo përtej këti fakti skandaloz e të turpshëm, duket se Ministria e Brendshme me në krye Sandër Lleshin vazhdojnë të tallen përsëri në mënyrë të hapur ndaj policëve të shkretë.

Kështu, në një kohë që policët u feëlliqen keq para gjithë kombit, Sandri organizon një tender me fond limit prej 35 milionë lekësh të vjetra me TVSH për programe anti-spam për emailin. Po, po, e lexuat mjaft mirë. Sandër Lleshi planifikon të harxhojë plot 35 milionë që janë thuajse e njëjta vlerë e dhuratës që Gjermania bëri për këpucët e policëve të RENEA. Ky fakt tregon më së miri se në fakt drejtuesëve të policisë as që nuk u intereson policia apo efektivët e saj, por u intereson vetëm si të organizojnë tendera pa kuptim në mënyrë që të pasurohen. Të mos harrojmë këtu faktin që Sandër Lleshi harxhoi gati 100 milionë lekë për të blerë super makinën BMË për veten e tij.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit