Haevy D (Colin Newell) një ish-banor i “Big Brother Celebrity” në Mbretërinë e Bashkuar ka humbur jetën në rrethana misterioze.
Një mik i 47-vjeçarit konfirmoi lajmin se Haevy ishte ndarë nga jeta, ndërkohë sipas mediave britanike ai ishte zhdukur prej disa javësh nga rrjetet sociale dhe kishte njoftuar mikun e tij se merrte vazhdimisht kërcënime për jetën.
“ Disa njerëz më marrin vazhdimisht në telefon, më shkruajnë në whatsapp çdo pesë minuta. Nuk e di çfarë kanë dhe pse më shqetësojnë”, tha miku i Havey.
Autoritetet britanike po punojnë për bardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së 47-vjeçarit.
Sakaq miku i tij aktori Nick Nevern shkroi në Twitter se Haevy e jetoi jetën ashtu si dëshiroi. “Jam shumë i tronditur dhe i trishtuar njëkohësisht kur dëgjova për vdekjen e mikut tim, Heavy Hevayd. E jetove jetën ashtu siç dëshiroje”!
I’m very shocked & saddened to hear of the passing of my friend @HeavyHeavyd 😔 u lived ur life the way u wanted to & fuck anyone who didn’t like it! U always brought a smile to my face bro & lifted any room you where in. ❤️❤️❤️ #RIPHeavyD
— Nick Nevern (@NickNevern) November 25, 2020