JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Chelsea dhe Sevilla janë dy ekipet e para që kualifikohen në 1/8-at e Champions League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/11/2020 21:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Chelsea dhe Sevilla kanë siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pas fitoreve që arritën sot në grupin E. Chelsea në ndeshjen e xhiros së katërt, ka arritur të mposhtë në transfertë 1-2 Rennesin, ndërsa me rezultat të njëjtë fitoi edhe Sevilla, gjithashtu në transfertë te rusët e Krasnodar.

Pas katër ndeshjeve, Chelsea prin në grup me 10 pikë, aq sa ka edhe Sevilla. Kështu, të dyja skuadrat kanë grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshje, ndërsa vendi i parë në grupin E pritet të vendoset në përballje direkte mes tyre. Vendi i parë mundëson përballjen me një ekip më të lehtë në raundin e 1/8-ve.