JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ana ndërpret programin dhe hynë në studio: S’do shpëtoni aq lehtë nga unë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/11/2020 19:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa puntatën e sotme në Përputhen diskutohej takimi i Anës së re dhe Arjonit, i ka befasuar të gjithë rikthimi i Anës. Kujtojmë se ajo u largua nga studio të premten, pasi goditi Fatjonin me një shuplakë. Por, siç duket kesaj të fundit i ka munguar Fatjoni dhe u rikthye. Ana tha se inatin e ka me produksionin, sepse nuk i dha kohën e duhur, për të sqaruar ato që donte të thoshte.

Më konkretisht, Ana tha se:

“Unë u largova sepse ashtu e ndjeva dhe nuk fola me asnjë nga emisioni, fundja fundit kjo është një reality. Inatin e kisha me produksionin, jo me Fatjonin. E kisha me produksionin, sepse nuk më dha kohën e duhur për të folur të gjitha ato gjëra që doja unë të thoja. Megjithatë edhe unë e pranoj që u solla pak si fëmijë dhe u largova pa lajmëruar njeri.”