JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I vetmuar dhe me kokën poshtë, video e Messit në stërvitjen e Barcelonës po bën xhiron e rrjetit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/11/2020 16:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Leo Messi nuk është aspak i lumtur te Barcelona dhe kjo duket sheshit. Ylli 33-vjeçar nuk është grumbulluar nga trajneri Kuman për ndeshjen në Ligën e Kampioneve ndaj Dinamos së Kievit, pasi trajneri vendosi ta lërë pushim argjentinasin, për shkak se është aktivizuar në shumë ndeshje. Megjithatë duket se sulmuesi ka humbur buzëqeshjen, të paktën sipas asaj që shfaqet në një video të fundit.

Teksa janë publikuar momentet nga seanca stërvitore e Barcelonës ditën e hënë, shihet Mesi teksa qëndron i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës, ndërkohë që ecën vetëm i mërzitur dhe kokëulur. Menjëherë këto pamje të argjentinasit kanë filluar të bëjnë xhiron në internet, duke ditur se prej kohësh qarkullojnë edhe zëra për një largim të tij në fund të sezonit.