JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Babai mori shembull Ertugrulin”, rrëfehet djali: Tentoi të më vrasë me sëpatë ditën e dasmës!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24/11/2020 16:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Raportet në një familje ndonjëherë nuk mund të jenë dhe aq shumë të mira. Kjo ka ndodhur edhe me Halil Sinani nga Kukësi. Ky i fundit ishte i ftuar në “Historia ime” në TV Klan, teksa ka treguar ndodhitë e tij të trishta dhe shumë për të ardhur keq. Në fjalën e tij, ai deklaron se është i martuar, ndërsa nga martesa kanë ardhur në jetë 2 fëmijë. Sipas Sinanit, marrëdhënia me bashkëshorten është në rregull, por me prindërit janë disi të shkatërruara. Halili tregoi se i ati e ka dhunuar edhe atë dhe nusen e tij si psikologjikisht ashtu edhe fizikisht.

Halil Sinani deklaron:

Kemi ardhur në Tiranë që në vitin 2001. Kam ardhur së bashku me familjen dhe unë isha në moshën 12 vjeç. Historia ime është shumë prekëse dhe e gjatë sepse unë jam martuar dy herë dhe kjo është nusja e dytë që kam. U martova për herë të parë në 2010. Nga ajo martesë lindi djali pas një viti dhe problemi i ndarjes ishin prindërit. U ndamë në një mënyrë shumë tragjike dhe u martova sërish me dakortësinë e babës. U martova në 6 Korrik të 2015, atë ditë kur shkova të marr nusen Shkurtën tek shtëpia e prindërve të saj, unë kam patur një histori tragjike si të ishte filmi Ertugrulit që e jep përditë në Tv Klan nga plaku im. Ka ardhur policia sepse mua po më ndiqte me sëpatë. Nuk e di arsyen, kanë qenë xhaxhallarë, miq, njerëz të afërt dhe ata kanë këmbëngulur të lënë dasmën, por fatmirësisht burri i hallës sime dhe xhaxhai im këmbëngulën që unë të mos bëhem karagjoz se nusja po priste. Plaku donte të më priste me sëpatë. Policia ka ardhur, e kanë parë vendin e ngjarjes, ai u zhduk dhe nuk morën asnjë masë për të. Gjithmonë ka qenë depresiv në familje. Unë kam dy motra njëra është e sëmurë me të meta mendore dhe njëra është e martuar në Kosovë. Babai ka ushtruar gjithmonë dhunë fizike dhe psikologjike, presione, shantazhe. Edhe me nënën njësoj, por ia ka mësuar taktin, nuk ka nga të shkojë dhe ajo.