JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Çmendet” Manchester City, bën gati kontratë 10-vjeçare për Lionel Messin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24/11/2020 14:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Manchester City është duke përgatitur një ofertë të ‘çmendur’ për yllin e Barcelonës, Lionel Messin. E ardhmja e argjentinasit vazhdon të mbetet mister, ndërsa vijon të jetë i lidhur me kalimin në Premier League. Sipas The Times, “Qytetarët” do t’i ofrojnë kontratë 10-vjeçare sulmuesit që ta bindin të transferohet në “Etihad”.

Messi do vendosë të ardhmen në fillimin e vitit 2021, në fakt ai do këtë të drejtë të nënshkruajë kontratë paraprake, meqenëse kontrata i skadon në qershor. Në rast se i ofrohet kjo super kontratë, atëherë Messi do mbetet të gjiganti anglez së paku deri në moshën 43-vjeçare. Mbetet të shihet nëse do ndodhë transferimi, kjo pasi interesim për lojtarin vazhdojnë të tregojnë edhe klubet e tjera të mëdha, si PSG dhe Interi.