Teksa situata e krijuara nga Covid, vijon të paraqitet e rënduar në vendin tonë, Komiteti i Ekspertëve pak ditë më parë ka bërë publike masat e reja shtesë, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit. Një masat ishte edhe ndalimi i grumbullimit të më shumë se dhjetë personave në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Por, mësohet se ditën enjte, Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të zhvillojë seancën e radhës plenare. Lajmi është njoftuar nga vetë faqja zyrtare e Kuvendit dhe është bërë i ditur rendi i ditës. Por ky vendim është një shkelje e hapur me të dyja këmbët e urdhrit të Komitetit të Ekspertëve. A thua virusi është selektiv, që qytetarët e thjeshtë ndëshkohen sapo kapen në mosrespektimin e masve anti-Covid, ndërsa për politikanët vlen e kundërta?!