Donald Trump ka pranuar që një tranzicion zyrtar në SHBA duhet të fillojë dhe që Presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën. Presidenti tha se agjencia federale që mbikqyr dorëzimin duhet të "bëjë atë që duhet", edhe pse ai u zotua të vazhdonte të kundërshtonte humbjen e tij në zgjedhje nga ana ligjore.
Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) tha se po pranonte Joe Biden si fitues pas certifikimit të zgjedhjeve në shtetin e Miçiganit. Pas njoftimit të GSA, Pentagoni tha se do të siguronte mbështetje për ekipin e Biden, në një mënyrë profesionale, të rregullt dhe efikase që i përshtatet pritjes së publikut për Departamentin dhe angazhimit për sigurinë kombëtare. Ekipi i Biden mirëpriti fillimin e procesit të tranzicionit ndërsa presidenti i zgjedhur demokrat përgatitet të betohet në 20 janar.
Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA