Avokati: Nëse nuk bëhet presion ndërkombëtar, krimet serbe në Kosovë do mbeten të padënuara

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.11.2020, 01:55

Arrestimi i katër ish luftëtarëve të UÇK-së dhe dalja e tyre para Gjykatës Speciale në Hagë, ka shkaktuar diskutime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri. Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe avokati Tom Gashi, i cili i ftuar tek "Ora News" analizoi procesin gjyqësor në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ai tha:

Gjykata Speciale e formuar nga qeveria e Kosovës cdo ditë e më tepër jep sinjale se nuk i beson askujt në Kosovë. Edhe në aksionet e bastisjes pólicia e Kosvoës ka qenë vetëm asistencë. Në 5 vite ata kanë dëshmuar se nuk i besojnë fare autoriteteve kosovare. Ata mendojnë se udhëheqësit e Kosovës kanë lidhje të shumta me të gjitha pushtetet në Kosovë, duke nisur nga pushteti gjyqësor, në prokurori, pólici e gjykata. Ata nuk do ta thojnë kurrë këtë. Por kjo është e vërteta. Ata nuk kanë kurrfarë besimi, ose besueshmëria është jashtëzakonisht e ulët pasi e konsiderojnë Kosovën si një shtet i kapur nga korrupsioni. Nuk do të kemi asnjë ushtarak, pólici e paramilitar serb në Hagë. Është çmenduri totale si ndodhi që në 2015 të nxirrej një ligj i tillë kur faktikisht në raport me Gjykatën Speciale serbëve iu dha një amnisti. Tani Beogradi nuk akuzon dhe as gjykon serbët. Kosova e ka të vështirë vetëm nëse ndonjë serb humb rrugën dhe vjen në Kosovë dhe nëse nuk e ka ditur se është i hetuar mund të jetë i arrestuar dhe gjykuar për krímet në Kosovë. Por kemi 21 vite që lúfta mbaroi dhe dëshimtarët humbin jetën, provat shkatërrohen dhe personat që kanë qenë aktivë ushtarakë dhe pólicë nga ana e Serbisë, sigurisht që kanë një moshë të caktuar dhe përjetësisht nuk mund t'i ndjekim ata. Në aspektin, që ne nuk do të arrijmë që Kosova të jetë shtet aq i fortë sa Institucionet në Izrael të cilët përjetësisht merren me kapjen e krímínelëve nazistë dhe i dërgojnë në Izrael për t'i gjykuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit