Një episod i rallë ka ndodhur në kampionatin belg të futbollit, aty ku Standard Liege ka marrë një barazim spektakolar ditën e sotme ndaj Eupen, me rezultatin 2-2. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por Standardi ishte i detyruar ta luante gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Shamir në minutën e 42’.Gjërat u vështirësuan për vendasit kur Eupen kaloi në avantazh në minutën e 57’ me anë të Piers.
Kur të gjithë mendonin se Eupen mori fitoren, portieri i Liegit u shndërrua në hero. Arno Bodart del nga porta në minutën e 97’ pas një aksioni të skuadrës së tij. Në fakt bëri shumë mirë që doli, pasi ishte pikërisht ai që shënoi golin e barazimit në minutën e 97’. Ky gol i portierit 22-vjeçar i çoi në festë të çmendur lojtarët vendas, që shmangën humbjen në fund.