JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Futbollisti i Kosovës turpëron keq portierin, i shënon gol me “Panenka”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 21/11/2020 16:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bernard Berisha vijon të kalojë njb formë të shkëlqyer sportive, teksa edhe sot ka shënuar në kampionatin rus, kësaj here ndaj Zenit St Petersburg. Ylli kosovar është titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Akhmat Grozny, teksa ka shënuar dy gola ndaj gjigantit rus.

Fillimisht pejani realizoi në minutën e 26-të për të barazuar shifrat në 1-1 një gol të bukur nga afërsia. Me të nisur pjesa e dytë miqtë kaluan në epërsi përsëri kur realizoi Dejan Lovren. Por, në minutën e 52-të, Bernard Berisha realizoi një gol të mrekullueshëm nga pika e bardhë për 2-2.

Futbollisti kosovar shënoi me stil ‘panenka’ duke turpëruar portierin mik për të barazuar rezultatin. Me dy golat ndaj Zenitit, Berisha ka shkuar në kuotën e gjashtë golave këtë edicion në kampionat, teksa ka bërë edhe dy asiste duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.