JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

‘Lum’ ankesash për iPhone 12, ekranet bëhen ‘jeshil’
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21/11/2020 11:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kohët e fundit, Apple ka shfaqur një seri të re të modeleve të iPhone 12, por si duket ky prodhim i ri hasën probleme. Sipas përdoruesve të iPhone, ekrani i modelit te fundit i kompanisë Apple bëhet e gjelbër duke bërë kështu që telefoni mos të funksionojë si duhet.

Sipas DxOMark, një portal që merret me testimin e telefonave, problemi tek ky iPhone, ekziston kur përpunon ngjyrën e verdhë, pra nën çdo ndriçim, shfaq variacione të ndryshme të së verdhës.

Po ashtu përdoruesit ankohen edhe për një problem me iPhone 12 Mini. Mësohet se ekrani i këtij modeli, nuk përgjigjet kur shkyçet telefoni.

Burimi: www.gizchina.com/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania