JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bashkia Sarandë i bën qokën nipit të “Sadri Abazit”, 580 milionë tender për pastrim
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17/11/2020 21:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rilindja ka rezultuar të jetë shndërruar në një bandë të vërtetë në përvetësimin e fondeve publike. Në pamje të parë duket sikur hapen tendera për të mirën e qytetarëve, por në realitet zbatohet një skemë tepër e organizuar. Në mënyrë që të mos bien në sy, pjesëtarët e kësaj ideologjie ngjyrë vjollcë, hapin kompani në emër të familjarëve të tyre. Më pas këto kompani marrin pjesë nëpër tendera publikë dhe sigurisht shpallen fitues.

Shpesh gjatë garës ka dhe arrogancë, pasi merr pjesë vetëm një kompani pa asnjë konkurrent dhe sigurisht shpallet fitues ai që duhet të fitojë. Por ka edhe raste kur sa për sy e faqe, marrin pjesë edhe kompani të tjera të cilat ose ofrojnë vlerë zero ose nuk fusin dokumentat e duhura, vetëm e vëtëm që fitues të shpallet kompania e paracaktuar. Më pas paratë që fitohen nga X apo Y kompani, përfundojnë në xhepat e pushtetarëve rilindas të cilët fshihen pas tyre.

Njëri prej këtyre rasteve është edhe ai i Sadri Abazit dhe nipit të tij Arbër Abazi. Ky i fundit rezulton të jetë përfaqësues ligjor i kompanisë ALKO-IMPEX General Construcion e cila rezulton fituese e një tenderi të dhënë pak ditë më parë nga Bashkia Sarandë. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-67355-07-29-2020 dhe me objekt “Pastrimi i qytetit dhe largimi i mbetjeve”.

Sipas dokumentave të tenderit rezulton se nipi i Sadri Abazit ka përfituar një vlerë prej 48,466,088 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 580 milionë lekë të vjetra më TVSH. Një fjalë goje apo jo? Nga ana tjetër rezulton se kjo shifër është thuajse e njëjtë me fondin limit të tenderit, ose e shprehur në përqindje, e barabartë me 88% të tij. Ndërkohë rezulton se në harkun e 8 viteve të fundit, kjo kompani ka përfituar nga paratë e shqiptarëvë një shifër prej rreth 25 milionë euro. Jo keq për Sadriun.