Kujdes nga mashtruesi që jep shtëpi me qera! Qytetarja: Kërkon kapar dhe më pas zhduket, më mori 50 mijë lekë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15.11.2020, 19:32

Rastet e abuzimeve dhe mashtrimeve në faqet e shërbimeve online janë të shumta dhe nga më të ndryshmet dhe disa prej tyre i kemi publikuar edhe ne. Së fundmi një tjetër rast ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetare shkruan se ka rënë pre e mashtrimit nga një djalë i quajtur Arlen Loloci nga Gjirokastra që jep shtëpi me qera. Sipas saj, ai merr lekët dhe zhduket më pas duke fikur telefonin dhe duke humbur çdo gjurmë. Qytetarja e cila ka rënë viktimë e mashtrimit, shkruan se i ka dhënë 5 mijë lekë të reja si kapar që ai t'i mbante dhe ruante shtëpinë . Vajza i ka shkruajtur "Njoftimeve Falas" për këtë problem dhe kanë arritru të zbulojnë se ai ka bërë të njëjtën gjë edhe me persona të tjerë. Gjithashtu është zbuluar edhe fotoja e tij.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje, kam nje rast per ta bere publike, eshte nje djale i cili poston ne faqe qe jep shtepi me qera. Mer kapare dhe zhduket. Une jam nje rast viktime. Dua ta publikoni qe njerezit te mos mashtrohen dhe te mos humbin para prej tij. Emri im nuk do doja te behet publik. Keto biseda para se ta takoja, Dhe nr te cilin e fiku. Ka postuar te njoftime falas nje shtepi me qera, dhe une e mar ne tel, me thote me jep kapar qe ta mbaj shpine, i jap 5000 lek te reja. Te nesmen fik tel. I shkruaj njoftimeve falas dhe me thone qe eshte rasti pare. Poor te nesmen me thone qe ka patur ankesa te tjera. Dhe me pas dikush e filmon nderkoh qe ai e mashtron dhe sot arritem bashke me njoftimet ti gjejme foton. Ai ka mbyllur rrjetet sociale. Pervec acountt ne youtobe. Ketu mund te shohesh qe dhe dikush i ka komentuar per ceshtjen. dikush tj qe se njoh, pra viktim tjeter. Postojeni sepse po ben kerdine. Kjo eshte historia, eshte nga Gjirokastra

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit