Shqiptarët dergjen në spitale, qytetari: Mazniku kuron të familjarët në spitalin privat turk! 1500€ dita plus çarteri

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15.11.2020, 18:36

Teksa situata Covid në Shqipëri vijon të jetë problematike, shumë qytetarë të thjeshtë po vuajnë mungesën e kushteve në spitale dhe mundësive ekonomike për t'u kuruar siç duhet. Por për politikianët dhe zyrtarët tanë duket se kjo gjë nuk është problem, pasi për kurimin e tyre apo të të afërmëve ata zgjedhin spitalet më të mira dhe më të shtrenjta të botës. I tillë është edhe rasti i nënkryetarit të Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku, i cili është filmuar nga një qytetar në një nga spitalet më të shtrenjta private në Turqi. Klinika quhet BHT Clinic dhe ndodhet në Stamboll.

Mazniku ka të shtruar aty familjarë të tij që po trajtohen për Covid, sipas qytetarit, ndërsa çmimi shkon 1500 euro dita. Ndërkohë që populli po vuan dhe po vdes çdo ditë në spitalet tona, politikanët me paratë e popullit po kurohen jashtë nëpër klinika private. Sipas qytetarit, spitalet e Turqisë janë mbushur me prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK-ut, të cilët zgjedhin të kurohen aty.

Pavarësisht kush preket nga ky virus, qoftë popull i thjeshtë, apo të afërm të politikanëve, në fund të fundit e rëndësishme është që të gjithë meritojmë të jetojmë dhe çdokush prej nesh pavarësisht statusit social apo ekonomik meriton ta ketë jetën sa më të gjatë, jeta e secilit prej nesh vlen njësoj!

Stafi i JOQ Albania i uron shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve shqiptarë që janë prekur nga ky virus dhe po luftojnë për t’u ringritur akoma më të fortë!

Mesazhi i mbërritur nga qytetari:

Pershendetje JOQ. Per ju qe se njihni, ky eshte nenkryetari i Bashkise Tirane Arbian Mazniku. Ka ardhur ketu në kliniken private BHT Clinic ne Stamboll me 1500€ dita kurim per covid. Ka sjelle familjaret. Ku i gjeti leket me rrogen qe mer dhe populli po vdes atje! Shteti e len popullin në cadra atje tek infektivi dhe vet vjen ktej per tu kuruar. Eshte spitali ne turqi kam shtruar mamane. Charteri me mori 15000€ dhe 1500€ dita shtrimi. Mazniku ka bashkshorten te shtruar me duket. Une kam 15 dite qe kam ardhur. Sot e pash tek kafja e spitalit. Por spitalet e turqise jan mbushur me prokuror dhe gjyqtar te spakut. Ka qen ktu dhe prokurorja e krimeve te renda, por kan ikur pasi jane kuruar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit