JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Terror në Francë/ Sulm me thikë pranë katedrales, humbin jetën 3 persona
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29/10/2020 10:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sulm me thikë ka ndodhur këtë të enjte në Francë, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhge janë plagosur disa të tjerë. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë një katedralje në Nicë të Francës, ku paraprakisht dyshohet për një sulm terrorist. Një nga viktimat sipas mediave është një 70-vjeçar të cilit i është prerë koka dhe viktima tjetër është një grua identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Ndërkohë kryebashkiaku i qytetit, Christian Estrosi, përmes një postimi në Twitter e ka cilësuar sulmin në katedrale terrorist.

Ai shkruan:

Unë konfirmoj se gjithçka që ndodhi mund të jetë një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice.

Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.