Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Selishtë të Dibrës, ku tre persona, dy minatorë dhe inxhinieri i tyre u nxorrën të pajetë nga miniera. Së fundmi janë zbardhur edhe emrat e viktimave. Ata janë inxhinieri Ismail Hoxha, 62 vjeç, Fatos Cesku 55 vjeç, dhe Rruzhdi Rushiti 33 vjeç.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.