Tre minatorët në Dibër janë gjetur të vdekur në një minierë në Selishtë në orët e para të mëngjesit.
Policia njofton se në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e "Balgjaj", Selishtë, kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 03:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi, F. Ç., 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R. R., 33 vjeç, banues në Bulqizë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.