JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shqiptarët s’kanë drita, OSHEE shpërdoron 5.6 miliard lekë për fuoristrada luksoze me qira tek Papuli
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28/10/2020 21:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Agron Papuli rezulton të jetë njëri nga ata biznesmenë që është “mik” i mirë prej kohësh me Rilindjen. Kjo për vetë faktin se tenderat e marrë nga kompanitë e tij nëpërmjet shtetit shqiptar janë në nivele të frikshme. Njëri prej tenderave më të diskutuar është edhe ai i dhënë nga OSHEE për marrje makinash me qira. Bëhet fjalë për një tender mjaft të dyshimtë pasi OSHEE do të harxhojë plot 5.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH për të marrë jo pak por rreth 155 fuoristrada luksoze me qira për 3 vjet tek Agron Papuli.

Me një llogari të thjeshtë rezulton se mesatarisht OSHEE do t’i paguajë Papulit rreth 36 milionë lekë të vjetra për secilën makinë për këtë periudhë 3 vjeçare. Bazuar në çmimet aktuale të tregut, një makinë tip furostradë e markave cilësore vlerësohet të kushtojë në shitje rreth 25-30 milionë lekë të vjetra. Por pavërësisht këtij fakti, OSHEE për habi ka parë të arsyeshme që këto shifra ti paguajë vetëm për marrje me qira, ku pas 3 viteve makinat do t’ kthehen përsëri Papulit.

Ndërsa nëse do t’i blinte me thuajse të njëjtën vlerë, pas 3 vitesh mjetet do të ngelnin përsëri në pronësi të OSHEE duke kursyer qindra miliona lekë. Një rast tepër i dyshimtë që ia vlen të merret nën hetim nga organet përkatëse. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-47305-01-10-2020 dhe me objekt “Marrjen me qira operacionale të automjeteve për nevojat e OSHEE sh.a, lëvrimi i mallit brenda 90 ditëve, afati i qirasë 36 muaj”.

Nga ana tjetër shihet se Papuli me kompanitë e tij "Classic" sh.p.k dhe "Classic Rent a Car" sh.p.k ka marrë pjesë i vetëm në tender, pra pa garë reale. Gjithashtu shifra e ofruar prej kompanive të tij është sa 98% e fondit limit, një raport ky mjaft i dyshimtë. Në lidhje me këtë tender, ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania edhe një qytetar i cili ka fotografuar me dhjetra fuoristrada të fundit të tipit Mitsubishi, pjesë e “CLASSIC”, në dalje të Tiranës, të parkuara, të targuara dhe të loguara me logon e OSHEE.

Në një kohë kur shumë shqiptarë ende vuajnë mungesën e dritave, OSHEE gjen kohë dhe harxhon rreth 5.6 miliardë lekë të vjetra me TVSH për të marrë makina me qira tek Papuli, për t'ia kthyer përsëri mbrapsht pas 3 vitesh.