JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

TRONDITËSE/ 40-vjeçarja hidhet nga kati i shtatë dhe ndërron jetë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28/10/2020 21:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Disa çaste më parë, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë në lagjen “Him Kolli”, ku një grua 40-vjeçare vendosi t’i japë fund jetës së saj duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit në të cilin banonte. Sipas njoftimit të policisë, shtetësja me iniciale M.B, ndërroi jetë në vend.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.