Katër anëtarë të së njëjtës familje u mbytën tragjikisht, pasi anija e tyre u fundos në kanalin që lidh Francën me Anglinë. Familja kurde që ndërroi jetë tragjikisht ishte nga qyteti i Sardasht në Iranin perëndimor, pranë kufirit me Irakun. Personat që humbën jetën ishin Rasoul Iran-Nejad, 35-vjeç, Shiva Mohammad Panahi, 35-vjeçe, Anita dhe Armini, 8 dhe 6 vjeç.
Ndërkohë, një operacion i madh shpëtimi ka rifilluar këtë mëngjes për të gjetur trupin e foshnjës Artin. Gjithashtu, 15 emigrantë të tjerë që ishin në të njëjtën varkë u shpëtuan dhe u dërguan në spital. Anija u përpoq të merrte udhëtimin drejt Britanisë, por erërat e forta dhe deti i paqëndrueshëm bëri që ajo mos të mbërrinte kurrë në destinacion.
Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA